Kanali 7...

Mot i paqëndrueshëm/ Sot vranësira dhe reshje në formën e shtrëngatave

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për këtë arsye edhe për ditën sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 24°C
zonat e ulëta 13°C deri në 28°C
zonat bregdetare 16°C deri në 26°C