Kanali 7...

Moti i keq sjell probleme në aksin Elbasan-Librazhd

Reshjet e dendura të shiut kanë sjell probleme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Vec përmbytjeve tashmë të zakonshme të rrugëve në qytete si Durrësi, Tirana, Lezha, Vlora etj, janë verejtur probleme edhe me levizshmërinë në disa akse rrugore.

Raportohet se gjatë natës ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan -Librazhd .

Qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm dhe u bllokua për pak kohe gjatë orëve të para të mengjesit tek “Kthesa e Murrashit”, aty ku zakonisht ka problematika të kësaj natyre.

Megjithatë mëngjesin e kësaj të marte lëvizshmëria është normale.