Kanali 7...

Motorët përplasen “kokë më kokë”, vdes njëri prej drejtuesve

Drejtuesi i një motori humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të marten ë Lushnje.

 

Mësohet se në aksident u përfshinë dy motorë dhe goditja fatale i kushtoi jetën 54-vjeçarit. Kurse drejtuesi i motorit tjetër, një 43-vjeçar, mori plagë të lehta dhe nuk ka rrezik për jetën.

 

Policia po heton për shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.