Humbi kontrollin e mjetit/ Kush është 30-vjeçarja që ra në lumin Osum bashkë me fëmijën (Emri)
Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mesditë në Berat, ku humbi jetën nëna dhe djali i …
Kanali 7...
Kreu i Fondacionit Giovani Falcone, përshëndeti sesionin e OKB-se për luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Në një reagim për “Vizion Plus”, Maria Falcone, motra e magjistratit të vrarë nga mafia në 1992-n, u shpreh, se, “Reagimi im i parë ishte një kënaqësi e madhe, sepse idetë e Giovannit vijojnë të ecin. Ai ishte një nga të parët që e kuptoi, pas procesit të famshëm të “Pizza Concection”, që krimini i organizuar ka degë të shtrira në të gjithë botën dhë për ta luftuar është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë botës.
Dhe kjo rezolutë e Kombeve të Bashkuara shkon pikërisht në këtë drejtim”. E pyetur nga moderatori i emisionit “Natën e mirë dhe paç fat”, Sokol Bregu, nëse Shqipërisë dhe jo vetëm I mungon një Falcone, ajo u përgjigj me jo. Maria Falcone u shpreh se:
“Falcone ishte një pionier. Ai na tregoi rrugën që duhet të ndiqet. Tani është e domosdoshme angazhimi i shteteve përmes instuticioneve të veta, përmes Prokurorisë, Politikës që të bëjë ligjet e duhura. Pra tani është një çështje e shteteve të cilët ata duhet ta çojnë përpara përmes njerëzve të tyre.
Nëse nuk do kishim sigurinë që kemi shumë njerëz të ndershëm, unë besoj që sdo kishte kuptim të punonim dhe të ecnim përpara. Por për fat të keq, bën më shumë lajm e keqja se e mira. Prandaj lajmi për zyrtarin, gjyqtarin, prokurorin, policin, politikanin që ka degjeneruar dhe ka shkelur ligjet, bënë më shumë efekt se sa lajmi i shumë njerëzve të ndershëm që punojnë në shumë institucione të vendeve.
Mesazhi i Giovannit ishte ai që përsëristë gjithmonë: “Bëni detyrën me çdo kusht, cilado qoftë sakrifica që duhet të përballoni, sepse në këtë gjë qëndron esenca e dinjitetit njerëzor”.
Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mesditë në Berat, ku humbi jetën nëna dhe djali i …
Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë në afërsi të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Berat këtë të hënë. …
Një 15-vjeçar nga Dibra ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. I riu ishte future për tu larë në ujrat e …
Apeli i Posaçëm ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, anëtarin e grupit të ‘skifterëve’ që kanë marrë …
Ndërrojnë jetë nëna dhe fëmija që ranë në lumë në Berat. Berat/Informacion paraprakRreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë …