Kanali 7...

Nadal fiton “Roland Garro”/ Spanjolli mposhti serbin Novak Xhokoviç

Rafael Nadal fiton  për të 13-n herë  turneun francez të “Roland Garros, teksa mundi me lehtësi numrin një të renditjes botërore Novak Xhokovic. Sportisti serb nuk ishte në ditën e tij më të mirë teksa  vuajti shumë përballë spanjollit në gjysmëfinale. Tre orë ndeshje ndikuan jo pak  në gjendjen fizike të sportistëve megjiathëtë  Nadal edhe këtë herë nuk u ndal , duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 me sete (6-2, 6-0, 7-5) . Pas këtij triumfi Rafael Nadal ngre për të 20-ën herë një trofe te rendesishem dhe barazon rekordin e zviceranit Roxher Federer, nga i cili nuk mungoi dhe një mesazh urimi në faqen e tij zyrtare .

 ROXHER FEDERER  

”Kam pasur gjithnjë respektin më të madh për mikun tim Nadal si person dhe si kampion. Si rivali im më i madh për shumë vite, mendoj se e kemi shtyrë njëri-tjetrin drejt përmirësimit, për t’u bërë lojtarë më të mirë. Ndaj, është një nder i madh për mua të uroj për titullin numër 20. Është surprizuese që ai ka fituar 13 herë Roland Garros, që është një nga arritjet më të mëdha në këtë sport. Gjithashtu, dua të uroj edhe skuadrën tënde, sepse askush nuk e bën dot këtë vetëm. Shpresoj që titulli numër 20 të jetë një hap më shumë drejt udhëtimit tënd. Bravo Rafa, ti e meriton.”

Ky ishte triumfi i 100 në karrierë në turneun e Parisit, duke regjistruar vetëm tre humbje në këtë kompeticion. Një fitore që tregon dhe më shumë se  Nadal do jetë në një luftë të hapur me Federere për të përcaktuar më të mirin e këtij sporti  në histori.