Amnistia fiskale ruan konfidencialitetin/ Deklarimet deri në 2 milionë euro nuk do t’i nënshtrohen hetimit
Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat …
Kanali 7...
Kryeministri Edi Rama dha më shumë detaje këtë të martë për nismën për të dhënë naftë pa akcizë e pa taksa për fermerët. Në një konferencë për mediat, Edi Rama tha se në këtë skemë do të përfitojnë të gjithë fermerët që kanë tokë.
Kryeministri shpjegoi se gjithçka do të kryhet online përmes një platforme dhe tha se e vetmja detyrë e fermerit do të jetë të bëjnë deklarimin e tokës përmes niptit. Rama shtoi se fermerët përfitues do të pajisen me një kartë. Gjithçka do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Gjithçka do të jetë online, të dhënat do të grumbullohen në bazë të një programi në një tablet për të cilën ka filluar puna nga Ministria e Bujqësisë. Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, kaburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit. Kur them falas, kini parasyh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti. Nuk do të ketë nevojë fare as për merr e ço, ço fatura, etj., që kanë hapur probleme në skemat e të shkuarës, duke e bërë skemë korrupsioni. Me teknologjinë dhe me këtë skemë ne faktikisht u japim fermerëve që të mos kenë asnjë ngarkesë burokrsatike. Thjesht kanë niptin, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, mbi këtë sasi bëhet kalkulimi për naftën që duhet. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do të jepet falas.”
Kreu i qeverisë tha se nga kjo nismë do të përiftojnë si fillim 70 mijë fermerë që janë të regjistruar, për të vijuar më pas me pjesën tjetër. Edi Rama paralajmëroi se ata fermerë që tërheqin naftën dhe nuk kryejnë punimet e deklaruara në platform, do të përjashtohen nga skema për disa vite.
Nismën për të bërë naftën pa taksa për fermerët e bëri të ditur rreth një javë më parë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi gjatë emisionit “E-Zone” në “Vizion Plus”.
Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat …
Çdo i punësuar që ka një të ardhur mujore bruto 100 mijë lekë, nga viti i ardhshëm do të duhet …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Amnistisë Fiskale nga qeveria për këshillim publik. Deputetja …
Rritja e çmimit të naftës, ka prekur edhe sektorin e peshkimit. Shumë peshkatarë nuk po përballojnë dot kostot e për …
Qeveria ka zyrtarizuar nismën e saj për të bërë amnisti fiskale dhe penale për individët që deklarojnë vullnetarisht pasurinë. …