Kanali 7...

Naftëtarët shqyejnë derën dhe futen në rafineri

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, që nuk ndodhen në grevë urie, kulmoi këtë të mërkurë. Ata shqyen derën e rafinerisë, çanë kordonin e policisë private dhe më pas u futën brenda. Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj kjo nuk është dhunë, por po bëhet që naftëtarët të marrin atë që u takon. Ai tha se në ambientet e rafinerisë nuk ndodhej asnjë përfaqësues i kompanisë private.

 

“Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një shou i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kyçur, prej një viti ka heshtje. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë. Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi.”

 

 

Një pjesë e naftëtarëve ndodhen prej 17 ditësh në grevë urie. Edhe protesta e djeshme u shoqërua me përplasje me policinë.