Kanali 7...

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD/ Basha: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Ahmet Osman Osja.

 

Në mesazhin ngushëllues, Basha thekson se kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë.

 

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti I @pdshqiperi. Në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!”

 

Ahmet Osman, Osja, pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.