“Putin e do Kosovën një dështim”/ Kurti akuzon Vuçiç për trajtimin e shqiptarëve të Preshevës
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Kanali 7...
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski ka komentuar deklaratën e kryeminstrit Edi Rama për ndarjen nga Maqedonia e Veriut për çështjen e negociatave.
Nga Pusteci, ambasadori Markovski u shpreh se deri në këtë moment të dy vendet qëndrojnë së bashku në rrugën drejt BE.
Markovski i ka komentuar deklaratat e Ramës si ndaj Brukselit për t’i treguar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende që gjenerojnë stabilitet.
Ambasadori theksoi gjithashtu se të dy vendet ikanë plotësuar kushtet gjë që është thënë edhe Komisioni Europian
“Këto janë shumë pyetje interesante. Dua t’ju them se ne jemi shumë të përkushtuar për bisedimet me Bullgarinë dhe do të jemi të përkushtuar deri në fund. Atë çfarë duam të arrijmë më Bullgarinë është një marrëveshje i cili do të jetë me baza të forta sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk duam që më pas të kemi probleme ose te ngelen çështje të hapura.
Sa i përket pyetjes lidhur me atë çfarë ka thënë kryeministri Rama unë mund tju them se ne sëbashku me Republikën e Shqipërisë po bëjmë rrugëtimin se bashku dhe në këtë moment ne jemi sebashku. Mund tju them që procesi i zgjerimit varet edhe nga vendet anëtare të BE-së. për momentin kemi disa iniciativa nga Presidenti Macron, por mendoj se ëahtë Brukseli ai që do të tregojë do të thotë se në cilin drejtim do të ecim. Atë çfarë po përpiqen kryeministri Rama dhe kryeministri Kovaçiski është që mesojnë ti tregojnë Brukselit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende të cilat gjenerojnë stabilitet, pra këtë duhet ti tregojnë Brukselit dhe me luftën në Ukraine e pamë se sa e rëndësishme është kjo. Unë mendoj se Shqipëria si Maqedonia e Veriut i kanë mbaruar detyrat e tyre dhe procesi nëse do të ndahen apo jo ngelet për tu parë. Dhe komisioni europian disa herë ka thënë tashmë që janë përmbushur të gjith kërkesat po deri tani nuk është se e ka mbajtur fjalën.”– tha ambasadori Markovski.
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe …
Pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti bullgar që nënkupton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …