Kanali 7...

Ndoka: Basha, politikan unik, Berisha do ta kishte shembur Parlamentin

Kryetari i PDK, Nard Ndoka e quan kreun e PD, Lulzim Basha një politikan unik. Kur e krahason Bashën me ish-kryeministrin Sali Berisha, Ndoka thotë se ndryshimi mes tyre qëndron tek qasja që kanë për dhunën. Për të, Lulzim Basha u ka dhënë më shumë hapësirë partive të vogla në opozitë.

 

“Modeli Basha është një model krejt tjetër në politikën shqiptare. Ka një mentalitet tjetër, perëndimor, të mbështetur tek ligji, tek idetë. Ndërsa z.Berisha ka qenë një lider pragmatist, në ekstrem dhe i qëndronte deri në fund, qoftë edhe me kosto. Ndërsa Basha ka një qasje krejt tjetër, e shikon politikën edhe si artin e të pamundurës, por pa diskutim që edhe vendimet e tij kanë qenë kolegjiale, edhe me partitë aleate, ndryshe që Berisha kishte një peshë më të madhe, ishte më autoritar, i tregonte vendimet e tij politike. Ndërsa në mardhënie me Bashën ne kemi qenë pjesëmarrës në ato vendime, kemi qënë kontribues me mendimet dhe votën tonë. Na ka dhënë një peshë e hapësirë më të madhe, përgjegjësi më të madhe. Pra modeli Basha është unik në politikën shqiptare.”

 

Duke theksuar se Basha ka dëshirë të përdorë diplomacinë në politikë dhe jo përplasjet, Nard Ndoka tha se në këtë pikë ndryshimi i tij me Berishën është shumë i dukshëm.

 

“Ky është një model tjetër që ne na bën përshtypje, kemi qënë mësuar me një lider të fortë autoritar, imagjinoje nëse do të kishim Berishën si një lider politik, ky Parlament nuk do të mblidhej, do të mblidhej çdo ditë nën trysninë e protestave, madje do ta kishim edhe godinën e Parlamentit të shembur fare.”