Kanali 7...

Ndryshim epokal/ Champions League me 36 ekipe, s’ka më grupe, luhet minikampionat

Super Liga e Kampionëve  merr formë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në fakt i ka dhënë dritën jeshile formatit të ri të turneut. Duke filluar nga viti 2024, do të shkojë nga 32 në 36 ekipe, me tetë ndeshje të garantuara për çdo klub të kualifikuar në një mini-ligë të  modeluar sipas Euroligës së basketbollit. Dy nga katër vendet shtesë do t’u jepen federatave me rezultatet më të mira në sezonin e kaluar në kupa .Në mënyrë të detajuar do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili shtet ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane. Një sistem koeficientësh që lidhet vetëm me paraqitjet dhe jo me historinë, me renditjen e UEFA-s të pesë viteve të fundit ose me blazonin e klubeve. Ky kriter, nëse do të zbatohej këtë sezon, do t’i jepte një vend shtesë Premier League dhe Eredivisie. Sezonin e kaluar në Angli dhe Spanjë, dhe sezonin e parë në Spanjë dhe Gjermani.