Kanali 7...

Ndryshojnë rregullat në duelin Trump-Biden

Ndonëse amerikanët janë vetëm 2 javë larg zgjedhjeve, komiteti për debatet presidenciale në shtetet e bashkuara ka vendosur që përballja e radhës mes Trump e Biden i cili do të mbahet më 29 tetor, do të zhvillohet me disa ndryshime.

 

Mikrofonët e presidentit Trump dhe rivalit të tij Biden do të jenë të mbyllur, kur njëri nga kandidatët do të ketë fjalën e tij, duke hequr mundësinë e ndërhyrjes së kandidatit tjetër . Sipas komisionit për debate presidenciale, një vendim i tillë është marrë pas debatit të parë e të ashpër të 29 shtatorit.

 

Të dy kandidatët për president, do të kenë mundësi 2 minuta kohë të pandërprerë për t’iu përgjigjur pyetjeve gjatë 15 minutëshit të parë. Pjesa tjetër e debatit 90 minutësh, do të jetë diskutim i hapur dhe nuk do të ketë mbyllje mikrofonash.

 

Po ashtu në temat e debatit nuk do të jetë politika e jashtme dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Presidenti kritikoi organizatorët e pasi menaxheri i fushatës së Trump kishte kërkuar që politika e jashtme të ishte në fokus të diskutimit.  Por kampi i demokratëve tha se Trump po përpiqet t’i shmanget pyetjeve më të rëndësishme, sidomos përballjen me menaxhimin e krizës së koronavirusit.

 

Deri më tani gati 28 milionë amerikanë kanë votuar qoftë me postë apo duke shkuar në qendrat e votimit. Votuesit janë shprehur se kanë zgjedhur të votojnë herët për të shmangur kontaktin me njerëzit në një kohë që vendi po përballet ashpër me pandeminë .