Kanali 7...

Në depresion se nuk ishte takuar prej muajsh me fëmijët/ Vetëvaret në pemën e fikut 65-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Syzesë në Urë-Vajgurore. Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë fiku në oborrin e shtëpisë së saj.

 

Mësohet se viktima është Florika Arapi. Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar policinë. Viktima është dërguar drejt morgut, ku i është kryer edhe autopsia.

 

Sipas mjekëve të morgut, në trupin e gruas nuk është gjetur asnjë lëndë toksike dhe vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga litari.

 

Familjarë dhe komshinj të 65-vjeçares kanë deklaruar se viktima kishte disa muaj që kishte rënë në depresion për shkak se nuk ishte takuar me fëmijët që jetonin të tre jashtë shtetit.