Kanali 7...

“Në shtëpitë shqiptare miu thyen kokën e s’futet në dollap se s’ka bukë”/ Basha dhe Gjiknuri “shkrihen” me deputetin e PD

Zgjatja me orë të tëra e debatit mbi programin e qeverisë “Rama 3”, I ka dhënë efektet e veta edhe tek përgjumja e deputeteve në sallë.

Por për të “shkundur” parlamentarët, ka menduar deputeti i ri nga Lushnja Sajmir Korreshi.

Përfaqësuesi i PD teksa ka kritikuar qasjen e qeverise mbi shumë sektore të lënë sipas tij në mëshirë të fatit, është ndalur në raste konkrete.

 

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” .Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap, këtu duan të flasin me fjalë të mëdha dhe thoni po ndihmojnë fmiljet në nevojë me 37 mijë lekë të vjetra, asnjë thes me miell; Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos do 60 mijë lekë në muaj, po dritat, po ujë, qeshni se asnjëri prej jush nuk i ka shkuar ndërmend se ka në këtë gjendje në shtëpitë shqiptare ku miu thyen kokën dhe nuk futet dot në dollap të bukës se nuk ka , tha Korreshi në fjalen e tij.

 

Mirëpo forma e komunikimit publik me të cilën ilustroi akuzat ndaj qeverisë, ka bërë që salla të shpërtheje në të qeshura.

Mes atyre që regjia ka fokusuar më shumë e që i “shkri” gazit ishin Sekretari I Përgjithshëm I PS, Damian Gjiknuri se bashke me Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike.

Situatë që mesa duket i zgjoi edhe nga “gjumi” të pranishmit në Kuvend.

Megjithatë në fund të fjalës, deputetet e opozitës kanë duartrokitur Sajmir Korreshin.