Takimet e Stoltenberg me Kurtin dhe Vuçiç/ Reagon Berisha: Angazhimi i NATO-s, jetik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Kanali 7...
Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Bagheri Kani, është nisur për në Vjenë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar më 2015 me fuqitë botërore.
Ministria e Jashtme e Iranit i tha medias shtetërore më 3 gusht se bisedimet do të koordinohen nga Bashkimi Evropian dhe se “idetë e prezantuara nga palë të ndryshme do të diskutohen”.
BE-ja është negociatori kryesor i bisedimeve indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Bisedimet kanë për qëllim që të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Brukseli ka thënë se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje, para se bisedimet të ngecnin në mars.
Që nga tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja, Teherani gradualisht ka nisur të shkelë parimet e marrëveshjes.
Muajin e kaluar, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se ka propozuar një draft të ri për ringjalljen e marrëveshjes, e cila parashihte frenimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Më 25 korrik, Irani tha se kamerat monitoruese të vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, nuk do të aktivizohen derisa të arrihet një marrëveshje.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se dëshiron të rikthehet në marrëveshjen bërthamore, por kundërshton kërkesat e Iranit që Uashingtoni të heqë nga lista e organizatave terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit./ REL
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Presioni i vendeve të KUINT-it për njohjen e Kosovës para takimit në Bruksel, me sa duket po e shtyn Serbinë …
Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste …
Opozita shtroi sot pyetjet e rradhes per inceneratorin e Fierit. Jane 30 milione euro, qe sipas partise demokratike, jane …
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin për klimën dhe inflacionin. Paketa prej 740 miliardë dollarësh konsiderohet më e madhja …