Kanali 7...

Nëse partneri juaj i bën këto gjëra, atëherë ju do marrëzisht

Sot, është gjithnjë e më e vështirë të besosh në marrëdhëniet e dashurisë. Si mund të jemi të sigurt se ai është vërtet i dashuruar? Sigurisht, ka meshkuj të cilëve mund t’u besojmë, thjesht duhet të keni kujdes kur zgjidhni. Mund të mos e tregojnë çdo ditë faktin se ju duan, por ka disa shenja të vogla që e tregojnë këtë gjë.

 

Ai ju respekton

Nëse partneri juaj ju do, ai nuk do t’ju kërkojë që të bëni diçka që nuk dëshironi dhe do të respektojë vendimin tuaj.

 

Ai është i durueshëm dhe i sjellshëm me ju

Një burrë që ju do sinqerisht do të ketë durim për ju. Të jemi të sinqertë, femrat shpesh janë të paparashikueshme me disponimin e tyre, por ai do të përpiqet të jetë i sjellshëm dhe të reagojë ashpër në momentet kur nuk jeni në humor të mirë.

 

Është mbrojtës

Meshkujt e kanë marrë seriozisht rolin e mbrojtësve, ndaj veprojnë në përputhje me rrethanat. Mos u zemëroni nëse ai dëshiron t’ju çojë në shtëpi çdo natë ose nëse ai reagon më ashpër ndaj disa situatave. Ai e bën këtë për t’ju mbrojtur, dhe kështu tregon se ju do. Sigurisht, duhet pasur kujdes ndaj posesivitetit të tepruar, pasi nuk është një shenjë e mirë.

 

Merr parasysh ndjenjat tuaja

Ai tregohet i kujdesshëm që të mos bëjë diçka që do t’ju lëndojë, do të mendojë gjithmonë se si ndiheni. Kur merr vendime të rëndësishme, gjithmonë do të konsultohet me ju sepse kujdeset për mendimin tuaj.

 

Me krenari ju prezanton me familjen dhe miqtë

Një shenjë se një mashkull është serioz me ju është nëse ai ju lejon të jeni pjesë e botës së tij. Ai do t’ju prezantojë me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë si një shenjë se interesohet vërtet për ju dhe dëshiron që ju të jeni në jetën e tij.