Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Magjia e Uefa Champions League rikthehet nesër me takimet e para të fazave së grupeve. E marta do të rezervojë një mbrëmje spektakolarë me emocione që vetëm ky kompeticion mund të dhurojë. Siparin e ndeshjeve e hap dueli mes Juventusit dhe Dinamo Kyevit. Edhe pse italianët janë favoritë në letër, mungesa e Cristiano Ronaldo mund të ndikojë jo pak në lojën e skuadrës ndërsa Ukrainasit nga ana tjetër do të vijnë me formacionin e tyre më të mirë.
Një tjetër takim që ngjall interes është ai mes Barcelonës dhe Ferenvaroshit, skuadra ku luan dhe sulmuesi i kombëtares sonë Myrto Uzuni. Katalanisit vijnë nga një humbje e hidhur përballë Getafes që tregon qartë se nuk janë në formën e tyre më të mirë . Ndërsa shqiptari Uzuni ka fituar tanimë besimin e trajnerit dhe pritet ta nisë si titullarë këtë supersfidë.
Në grupin E, Chelsi dhe Sevija do të matin forccat në Angli për të marrë 3 pikët e para. Blutë e Londrës kërkojnë të justifikojnë milionat e harxhuara këtë merkato me goditjet Big si Timo Verner, Kai Havartz apo Eduard Mendi. Ndërsa kampionët e Kupës se Vogël duan që suksesin e arritur sezonin që lamë pas ta shtrijnë dhe në një kompeticion më të madh si Champions League. Takim interesant është dhe ai mes francezëve të Rennes dhe rusëve të Krasnodar që do kompletojnë kështu grupin E.
Sa i përket grupit F, do të kemi një duel italo-gjerman , me Lazion e Igli Tares dhe Thomas Strakoshës që do të sfidojë në shtëpi gjermanët e Dortmund, ndërsa grupin do e kompletojë Zenit me Klub Bruzh.
Kampionët e Francës PSG do të përballen me anglezët e Manchester United në grupin H. Një takim që premton shumë duke u nisur edhe nga forma e mirë që skuadrat po kalojnë. Francezëve pritet t’i mungojë një lojtarë i rëndësishëm si Markinjos . Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen Brazil- Peru dhe është në dyshim nëse do të luajë apo jo në formacionin titullar. Grupin e mbyllin gjermanët e Laipzig përballë turqve të Bashakshehir. Sfidat kryesore do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …