Kanali 7...

Nesër Tirana përballë Vllaznisë, të dyja skuadrat kërkojnë fitore

Java e tretë e Kategorisë Superiore rikthen në fushë klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia- Tirana. Edhe pse fillim sezoni, të dyja skuadrat zbresin në fushë me objektivin e vetëm, marrjen e tre pikëve.

 

Mesditën e kësaj të premte, Tirana zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore në pragë të ndeshjes së të shtunës. Pas eliminimit surprizues nga Kupa e Shqipërisë, bardheblutë kërkojnë të ndryshojnë fytyrë dhe të kthehen tek rezultatet pozitive.

 

Për teknikun Nevil Dede , kjo do të jetë ndeshje e parë në krye të pankinës bardheblu,megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak 45-vjeçarin, përkundrazi e motivon më shumë për të marrë maksimumin.

 

 

Kapiteni i skuadrës Idriz Batha u shpreh për mediat se atmosfera në skuadër është e mirë në prag të sfidës , ndërsa fitorja është një detyrim.

 

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera , Teuta pret Kukësin në Niko Davana, Partizani- Laçi, Kastrioti-Apolonia dhe Bylis-Skënderbeu.