Kanali 7...

Nga gjoba e majme tek ndeshjet pa tifozë/ Ja pasojat e incidenteve me Poloninë

Kombëtarja shqiptare pritet të pëballet me masa të ashpra disiplinore nga Fifa.

 

Hedhja e sendeve te forta ne fushe dhe gjuatja e lojtareve nga tifozeria, sikunder ndodhi dje ne “Air Albania”, eshte nje akt qe nuk kalon pa u ndeshkuar.

 

Ne nje reagim zyrtar, Fifa veren se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij episodi  te shemtuar.

 

Provokimet nga te dyja palet, tashme do te shqyrtohen nga ekspertet.

 

Federata Shqiptare mund të marre nje gjobe deri ne 185 mijë euro ndërsa kuqezinjtë rrezikojnë të luajë dy deri në katër ndeshje pa tifozë.

 

Por edhe polaket mund te ndeshkohen financiarisht per shkak se provokuan tifozët tane duke hedhur shishe në drejtim të tyre.

 

Gjithcka pritet të zbardhet në ditët në vijimim  pas shqyrtimit te dosjes nga komisioni disiplinor i Fifa-s.