Përfundon pas 12 vitesh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së
Të shtunën, më 20 gusht Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim …
Kanali 7...
“Të pimë kundër izolimit” kjo ka qënë motoja e shumë londinezëve mbrëmjen e së premtes teksa prisnin orën 22:00 kur kryeqyteti u fut në qarkoren numër dy të masave kundër koronavirusit.
Pas kësaj forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmat ndërsa dhjetëra persona u arrestuan.
“Kjo që po bëni është shumë e gabuar, keni ardhur këtu që të provokoni, ju jeni kriminelët e vërtetë.”
“Londra është bërë si Minsku në Bjellorusi”
“Infeksionet janë rritur sepse është shtuar numri i testimeve, izolimi është një çmenduri.”
Nga kjo e shtunë në Londër nuk lejohen takimet mes më shumë se gjashtë personave, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 10 e mbrëmjes, janë të ndaluara vizitat në familje të ndryshme dhe qëndrojnë në fuqi rregullat e distancimit fizik.
Në Barcelonë gjithashtu ka patur protesta kundër mbylljes së bizneseve.
Nën kufizimet e reja, baret dhe restorantet në të gjithë rajonin e pasur verilindor të Spanjës, të njohur për turistët, deri në fund të muajit mund të ofrojnë vetëm shërbime që merren me vete.
Edhe në Francë kanë hyrë në fuqi masat e reja. Në Paris dhe tetë qytete të tjera do të zbatohet izolimi gjatë natës për një muaj. Holanda gjithashtu është kthyer në një bllokim të pjesshëm, po ashtu edhe Belgjika dhe disa shtete të tjera.
Të shtunën, më 20 gusht Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim …
Një 36 vjeçar shqiptar duket se e ka ndjekur “tersi”. Ai ishte dënuar nga gjykata italiane me 6 vite …
Marrëdhënia midis Rusisë dhe Izraelit është më e tensionuar se përpara. Pavarësisht thirrjeve telefonike në nivelin më të lartë, Agjencia Hebraike …
Mëngjesin e së shtunës më 20 gusht, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të …
Ministri a mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtunën se dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar …