Kanali 7...

Nga pandemia tek integrimi/ Zëdhënësi i qeverisë gjermane tregon detaje nga biseda Rama-Merkel

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka zbardhur bisedën online që u zhvillua mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel.

Ambasada gjermane ka shpërndarë njoftimin e Seibert, i cili tregoi se krerët e të dyja vendeve diskutan për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt bashkimit Evropain.

“Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE”, thuhet në njoftim.

Sipas Seibert, reformat në luftën kundër krimit do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve.

“Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”