Kanali 7...

Nga pasojat për fëmijët deri tek PD/ Berisha zbulon çfarë i tha Basha për përjashtimin: Më tha se nëse nuk më përjashtonte…

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka nisur pasditen e sotme në Elbasan fushatën për Kryetarin e Partisë Demokratike.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me këtë qeveri po shkojmë drejt një rrokullisje duke e vënë theksin tek probleme si migrimi dhe rënja e lindshmërisë.

 

Berisha u shpreh se vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë, e cila sipas tij jep garanci për të fituar. Gjatë takimit me demokratët, Berisha përmendi edhe lobimin kundër tij për tu shpallur non grata nga SHBA, ndërsa ka treguar edhe një bisedë se çfarë i ka thënë Lulzim Basha për ta përjashtuar.

 

Ai tha se ish kreu i PD i kishte thënë se fëmijët e Berishës, PD dhe Shqipëria do kishin probleme nëse nuk do të përjashtohej.

 

“Është koha që të sakrifikojmë diçka për dashurinë për vendin. Gjithçka fillon këtu. Unë sot e kisha fare të lehtë se libraria ime dixhitale ka faqe sa kjo dhomë kundra Edi Ramës. Në këtë stad ne e realizuam atë që të paktët ishin ata që e imagjinonin. Vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë. Vetëm ajo jep garanci për të fituar. Këtu arritëm, por tani na duhet të fitojmë çdo mendje e zemër. Ne nuk blejmë vota, nukl bëjmë presion për vota ne ofrojmë respekt dhe dashuri.

 

Ndaj kam ardhur tek ju tju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë për interesin kombëtar. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha këtë gjë. Në një bisedë më tha se nëse nuk e përjshton Sali Berishën më tha që fëmijët e tij do kenë këto pasoja, edhe PD edhe Shqipëria. Unë i them që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, vendi im më të keqen kanë përçmimin dhe unë s’mund ta bëj kurrë këtë.

 

Një antishqiptar i tërbuar si Sorros që nuk pajtohet me vlerat që ne besojmë dhe interesat tona, e pa që kishte një pengesë, loboi kundra meje dhe shfrytëzoj Edi Ramën. Antony Blinken nuk është antishqiptar, por Sorrosi po, Edi Rama po është jo se e them unë po janë aktet që bën ndër më turpëruese”, tha Berisha.