Kanali 7...

Nga “Qielli Blu” te “Ajër”/ Emrat e padëgjuar që zgjodhën VIP-at për fëmijët

Lista e emrave më të përdorur ndryshon vit pas viti, si pasojë e trendeve të reja gjithmon në zbulim dhe frymës moderne që shpesh herë ndikon prindërit në vendimarrje.

Sipas statistikave të INSTAT, emrat më të përdorur në dy vitet e fundit për gjininë femërore janë Amelia, Ajla dhe Aria, ndërsa për djemtë i preferuar është emri Noel, i pasuar nga Aron dhe Joel.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se nga viti në vit, te çiftet që sjellin në jetë fëmijë është zbehur tradita e “ngjalljes” së emrave të gjyshërve apo stërgjyshërve. INSTAT ka dalë në përfundimin se 5 emrat më të përdorur në 100 vitet e fundit janë Gëzim, Mimoza, Shpresa, Lindita dhe Arben, ku pikën kulmore të përdorimit këto emra e kanë pasur rreth viteve 70.

Në zyrat e Gjendjes Civile ekziston gjithashtu një listë me emra të papërshtatshëm për t’ia vendosur një fëmijë të sapolindur. Mbi 60 emra të ndryshëm duke filluar nga “Berr” tek “Pserdhe” janë të ndaluar të përdoren në Shqipëri. Ndër të tjera mund të përmendim; Ankim, Bretk Ballokume, Federatë, Helme, Ironi, Spece, Shkurte, Vajtime Xhenaze e shumë të tjerë

Le të ndalemi tek disa nga emrat që kanë përzgjedhur personazhe të njohur në vendin tonë për fëmijët e tyre . Edhe të famshmit shqiptarë kanë zgjedhur t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra të veçantë që në thelb kanë një kuptim të plotë për vetë prindërit.

Të gjithë u befasuam kur dëgjuam për herë të parë emrin e vogëlushit të Elita Rudit dhe Gjikos. I vogli u quajt Zëri, tërësi tingujsh.

Dashuria e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj solli në jetë të vogli Duam, të cilit i dedikuan dhe një këngë që mbarte si titull emrin e tij. Kujt ja priste mendja se një folje do të qëndronte kaq bukur si emër?!

Në mars të këtij viti, Afërdita Dreshaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë që vendosi ta quaj Sky Blu, ose i përkthyer në shqip Qielli Blu.

Në fakt, ngjyra Blu po përdoret shumë këto kohë në emrat e bebushëve, pasi edhe e vogla e Sarës dhe Ledrit, Poem Blu, u pagëzua me një emër të tillë.

Emocionet na kapluan edhe kur lexuam dedikimin e Bes Kallakut për të bijën e tij, në një postim ku shpjegonte emrin e saj: Babai yt, qysh i vogël mezi priste që Ija të ziente qumështin dhe fshehurazi t’i vidhte AJKËN, si shija më e mirë e fëmijërisë. Kështu lindi dhe Ajka.

Erion Isai i vendosi të bijës një emër sa melodioz aq edhe domethënës: Ajër.

Inis Gjoni zgjodhi emrin Coco Antonel për të bijën. Coco, personazhi i preferuar i Arjan Selimit, bashkëshortit të ndjerë të Inisit, në një nga shfaqjet e vendosura prej regjisores; dhe Antonel, versioni femëror i emrit të babait të shoëgirl-it.

Damar Brooklyn u quajt vogëlushja e Estela Ujkës, ku vetë mamaja shpjegon:“Doja një emër shqiptar, që të tingëllonte bukur dhe të mbaronte me bashkëtingëllore”. Damar, pasi mbush të emën me jetë e oksigjen dhe Brooklyn, sepse pikërisht këtu i erdhi fundi pritjes së ëmbël.

Labinot Gashi i vendosi te bijes se tij emrin Rroa, “rro”, pra “jeto,” në trajtë femërore.

Besnik Qaka zgjodhi emrin Una për vajzën e tij, që të jetë gjithmonë e para në jetë.

Ansi Agolli e pagezoi djalin me emrin Blodin, një emër i lashtë ilir, i shoqëruar dhe nga emri i dytë Brooklyn, vendi ky Blodin lindi.

Nuk kishte si të mungonte i bukur Luxifer, fryti i dashurisë mes Egla Harxhit dhe Alexandre de Basseville. Një emër pagan që do të thotë mbarës i dritës, Lux (dritë) dhe Fer (mbartës).