Kanali 7...

“Nga u infektove?” / Roberto Mancini ironizon pasqyrimin e medias nëpërmjet një karikature

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një postim që ka ngritur mjaft polemika dhe është bërë mjaft viral.

Tekniku i të kaltërve, ndau me ndjekësit e tij një karikaturë të një infermiereje që pyet pacientin në spital: “Ke ndonjë ide si u sëmure?”. “Duke parë lajmet”, ishte përgjigjja e pacientit.

“Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç‘dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për t”i treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga Covid-19. Nëse është kuptuar kështu, kërkoj ndjesë”.-ka sqaruar Mancini.

Nuk është hera e parë që Mancini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin e Shëndetësisë Speranza për alarmin e panevojshëm të ngritur në lidhje me pandeminë në Itali.