Kanali 7...

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Mjekja e shpalli foshnjën të vdekur, por prindërit e dëgjuan të qante

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e foshnjës në Pogradec disa ditë pas lindjes, për të cilën u procedua në gjendje të lirë mjekja e maternitetit të këtij qyteti.

 

Vizion Plus mëson se foshnja ka lindur 24 javëshe, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si abort. Dyshohet se ajo e vendosi fëmijën në një kuti dhe e la në një sallë pasi ajo nuk qante.

 

Mirëpo, pas pak orësh, një nga familjarët hyri në dhomën ku mbahej fëmija dhe e dëgjoi duke qarë. Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.

 

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen, duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes G.SH., e cila ka pranuar që ka qenë abort.