Kanali 7...

Ngjarje tronditëse/ Nëna vret tre fëmijët e saj të mitur

Një nënë dhe tre fëmijët e saj pozuan duke buzëqeshur së bashku në një piknik familjar vetëm disa javë para se ajo të vriste ata dhe veten.

Nëna e tre fëmijëve Katie Perinovic, 42 vjeçe, dhe fëmijët e saj të mitur: Claire, Anna, Matthew, të moshave 7, 5 dhe 3 vjeç u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në veri të Melburnit pasditen e të enjtes.

Trupat e pajetë u konstatuan fillimisht nga babai i fëmijëve, Tomislav Perinovic, i cili ngriti alarmin dhe telefonoi menjëherë autoritetet.

Detektivët thanë se ata nuk besojnë se Perinovic ishte i përfshirë në këtë ngjarje dhe se ai është liruar, duke mos rënduar mbi të ndonjë akuzë.

Sipas hetuesve, Katie është përgjegjësja e vetme për 4 vdekjet.