Kanali 7...

Nis superprocesi ndaj “Ndragheta”/ Katër shqiptarë në mesin e 325 të akuzuarve

325 të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë, “ndragheta”, do përballen me drejtësinë. Ky eshte një nga proceset gjyqësore më të medha pasi në dosje janë të përfshirë politikane, avokate dhe biznesmene.

Mes te akuzuarve jane edhe kater shqiptaret Robert Lazaj, Afred Lucaj, Eduard Tahiri, dhe Florian Tahiraj si dhe ish-avokati Giancarlo Pittelli e politikani Nicola Adamo.Prokurori i ceshtjes, Nicola Gratteri ka theksuar se gjyqi do të zbuloje jo vetem krimet e Ndragetas por edhe përfshirjen e zyrtarëve.

“Nuk është vetëm një gur në mur kundër mafies, por është gjithashtu i rëndësishëm për të kuptuar evolucionin e ‘Ndrangheta e cila jo vetëm që përfshihet në korrupsion dhe rryshfet, por eshte lidhur me administratën publike, me të ashtuquajturit Jakat e bardhë. Ky proces do te zbuloje një pasqyrë se çfarë është mafia kalabreze sot – jo më një mafie barinjsh që rrëmbejnë, por një korporatë e madhe kriminale”.

Në dosje janë regjistruar mbi 400 akt akuza ku të dyshuarit po përballen për vrasje, trafik droge ryshfet, dhe pastrim parash.

Nderkohe rreth 900 dëshmitarë pritet të paraqiten në gjykim, i cili po zhvillohet në një ndërtesë të sigurisë së lartë në qytetin e Lamezia Terme, e cila është në zemër të territorit ku vepron “Ndrangheta”.Ndërtesa eshte shnderruar në një sallë te madhe gjyqi enkas për këtë ceshtje.

Procesi që pritet të zgjasë të paktën një vit, përqendrohet në familjen Mancuso, e cila përbën një grup të fuqishëm brenda klanit “Ndrangheta”.Shumica e të pandehurve u arrestuan gjatë operacioneve te ndermarra në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor të vitit 2019.