Rusia tërhiqet nga ishulli i Gjarprit të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Kanali 7...
Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një fazë të përparuar të sëmundjes.
Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha në një deklaratë se do të ndërpresë provat klinike me ilaçin eksperimental bamlanivimab.
Ilaçi, i prodhuar nga firma amerikane Eli Lilly dhe firma bioteknike kanadeze AbCellera, është pjesë e një trajtimi me ato që quhen antitrupa monoklonale, të cilat veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.
Terapia me antitrupa ishte e ngjashme me atë që iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai rezultoi pozitiv për koronavirusin në fillim të këtij muaji.
Provat klinike u ndalën nga vëzhgues të pavarur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Studimi, i cili nisi në gusht, kishte për qëllim të përfshinte 10,000 pacientë të shtruar me COVID në Shtetet e Bashkuara.
Eli Lilly ka kërkuar tashmë autorizimin që ilaçi të përdoret për raste të lehta deri të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një tjetër prove klinike./ VOA
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Sot është dita e tretë e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në fokus të diskutimeve mësohet …
Ne diten e fundit te samitit te Madridit, udheheqesit e Nato-s po diskutojne mbi shqetesimet e sigurise per krahun jugor …
Aleatët e NATO-s besojnë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë për muajt e ardhshëm dhe mund të zgjasë deri …
Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë “nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato …