Kanali 7...

Një person gjendet i pajetë në mes të rrugës në Korçë

Një person është gjetur pa shenje jete pasditen e kësaj të hëne në fshatin Boboshticë të Korçës.

Viktima identifikohet si I. L., rreth 70 vjeç. Ai u gjet i pajetë në rrugë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.