Kanali 7...

Njoftimi që mërziti admiruesit e këngëtares Dua Lipa

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj se turneu i paralajmëruar në Evropë, do të shtyhet.

Ajo e konsideroi të pamundur mbajtjen e turneut, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Turneu do të shtyhet për në shtator dhe tetor të vitit 2021, ndërsa do të mbahen në shumë kryeqytete e qytete të mëdha evropiane.

Ndër të tjera, kengëtarja ka lajmëruar fansat që të  mbajnë biletat e rezervuara, pasi vlejnë edhe për koncertet e radhës.