Kanali 7...

Nuk justifikoi dot 52 milionë lekë pasuri/ Shkarkohet gjyqtarja

Komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Korçë, Etleva Temo.

Gjatë verifikimit u vërejtën probleme me pasurinë  e deklaruar ndërsa pati dyshime për konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve gjyqësore.

Komisionerët konstatuan se bashkëshorti i Temos, në vitin 2009, udhëtoi jashtë shtetit me një person që ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.

 

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se Temo shqyrtoi disa çështje te kompanisë ku kishte punuar bashkëshorti e saj.

 

Gjyqtarja e justifikoi këtë fakt me argumentin se bashkëshorti kishte punuar vetëm për një muaj e gjysmë në këtë firmë ndërkohë që vendimi ishte dhënë kohë më vonë.

 

Ndërsa për sa i përket pasurisë gjyqtarja nuk mundi të justifikonte të ardhurat e një automjeti, i cili pretendohet se ishte shitur dyfish më shtrenjtë sesa ishte blerë.

 

Gjyqtarja disponon edhe një apartament në Pogradec me vlerë 4.2 milionë lekë si dhe ka marrë borxh 8000 euro per studimet e djalit ne Gjermani.

 

Ne total, ajo nuk justifikoi dot një pasuri prej 5.2 milionë lekë.

 

Temo ka qenë pjese e trupës gjykuese se bashku me Mimoza Margjekën, e cila ndodhet ne arrest shtëpie ,pasi dyshohet se ka marrë 6 mijë euro nga një i pandehur.

 

Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetëm me një gjyqtar.