Kanali 7...

“O legen, ik”/ Protestë kundër maskave para Kryeministrisë, qytetarët përzënë Kujtim Gjuzin

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë pasditen e kësaj të enjteje për të protestuar kundër vendimit për mbajtjen me detyrim të maskës në ambientet e jashtme.

Uniformat blu kanë shoqëruar edhe disa protestues, të cilët e cilësojnë këtë masë të ndërmarrë nga qeveria, një vendim arbitrar.

Ende nuk dihet numri i të arrestuarve dhe identiteti i tyre.

Po ashtu, protestuesit kanë djegur edhe disa maska, si shenjë për të treguar kundërshtimin e mbajtjes së tyre.

Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë përzënë edhe deputetin Kujtim Gjuzi, i cili ka dashur t’i bashkohet tubimit. “Ik o legen. Ik tani, ik po të them”, dëgjohet të thonë disa nga protestuesit.