Kanali 7...

“O trendi buburrec”/ Meta, Ramës: Guxove të marrësh nëpër gojë Vojo Kushin, i urren dëshmorët

Presidenti Ilir Meta sulmoi edhe këtë të martë kryeministrin Edi Rama. Në “Facebook”, Meta tha se Rama po prëgojon Dëshmoërt e Atdheut sepse i urren ata. Sipas tij, kjo sjellje e tij vjen pasi ai kërkon të shesë Shqipërinë dhe Kosovën.

 

“Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun! Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.”

 

Kreu i shtetit përsëriti se në 25 prill kryeministri do të marrë përgjigjen nga populli. Në fund ai e fton sërish në debat televiziv: “Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?  Mezi po të pres!”

 

Reagimi i Metës erdhi pas një deklarate të kryeministrit Rama për maskat. Rama tha se secili qytetar mund të mbajë një maskë tekstili dhe ta ketë të personalizuar. Duke marrë si referencë veten, që sot e kishte maskën me trëndafilin, simbolin e PS, Rama tha se Meta mund ta zgjedhë me Vojo Kushin.