Kanali 7...

OFL iu dërgon formularin 3 të dënuarve nga Lezha e Mirdita (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit iu ka nisur këtë të hënë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë disa të dënuarve nga Lezha dhe Mirdita.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve Andre Nikolli, Besnik Lekgegaj dhe Besmir Lugina.

Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.