Amnistia fiskale ruan konfidencialitetin/ Deklarimet deri në 2 milionë euro nuk do t’i nënshtrohen hetimit
Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat …
Kanali 7...
Frika nga një krizë globale ushqimore është ne rritje pas bllokimit të eksporteve të grurit në Ukrainë si pasojë e sulmeve ruse.
Autoritetet ukrainas kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të krijuar një kalim të sigurt në portet detare që do të mundësonin eksportin e miliona tonë drithërave.
Lituania ka propozuar një operacion në Detin e Zi, ku forca speciale do të shoqëronin anijet me grurë nga porti i Odesës. Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis, nënvizoi se këto forca mbrojtëse nuk do të jenë të drejtuara nga NATO por nga vendet që janë prekur më së shumti nga mungesa e drithërave.
GABRIELIUS LANDSBERGIS
MINISTER I JASHTEM, LITUANI
“Ky do të ishte një mision humanitar jo-ushtarak dhe nuk është i krahasueshëm me një zonë ndalim-fluturimi. Në këtë përpjekje do të përdoren anije ose avionë ushtarakë ose të dyja për të siguruar që furnizimet me drithë mund të largohen në mënyrë të sigurt nga Odesa dhe të arrijnë në Bosfor pa ndërhyrjen ruse. Do të na duhej një koalicion i vullnetarëve – vende me fuqi të konsiderueshme detare për të mbrojtur korsitë e transportit detar dhe vendet që preken nga kjo.”
Planin e propozuar nga lituania e ka mbështetur edhe Britania e Madhe.
“Duhet të merremi me këtë çështje globale të sigurisë ushqimore. Britania e Madhe po punon për një zgjidhje urgjente për të nxjerrë grurin nga Ukraina”- tha ministrja e jashtme Liz Truss.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar për “një krizë urie” nëse gruri ukrainas nuk eksportohet. 41 vendet më pak të zhvilluara të botës importojnë një të tretën e grurit të tyre nga Ukraina dhe Rusia.
Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat …
Çdo i punësuar që ka një të ardhur mujore bruto 100 mijë lekë, nga viti i ardhshëm do të duhet …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Amnistisë Fiskale nga qeveria për këshillim publik. Deputetja …
Rritja e çmimit të naftës, ka prekur edhe sektorin e peshkimit. Shumë peshkatarë nuk po përballojnë dot kostot e për …
Qeveria ka zyrtarizuar nismën e saj për të bërë amnisti fiskale dhe penale për individët që deklarojnë vullnetarisht pasurinë. …