Kanali 7...

Opinion/ Gazetari irlandez flet rreth pikëpyetjeve të vaksinës Pfizer

Peter Andrews. Gazetar i shkencës dhe shkrimtar irlandez me seli në Londër. Ai ka një formim në shkencat e jetës dhe u diplomua në Universitetin e Glasgow me një diplomë në gjenetikë.

Njoftimi të hënën se vaksina e Covid, Pfizer / BioNTech, ishte 90% efektive, ishte si një raketë e injektuar me karburant në tregun e aksioneve dhe ndezi ndjenjën e shpresës në zemrat e shumë prej nesh.

Por, askush nuk vuri në pikëpyetje shumë prej dilemave të kësaj vaksine. Një ndër problemet kryesore që kjo vaksinë has, është ruajtja e saj në mjedise shumë të ftohta.

Menjëherë pas njoftimit, politikanët filluan përpjekjet për të siguruar doza të mëdha të Pfizer, duke shpresuar se lajmi do të ngjallte shpresë në popullatën e tyre.

Shumë media prestigjoze, e trajtuan atë gjithashtu si një goditje dërrmuese për koronavirusin. Gazeta amerikane “The Economist”, e quajti vaksinën si “fillimi i fundit”. Por jo të gjithë ndajnë optimizmin e tyre. Shqetësimet po shfaqen rreth faktit se sa praktike mund të jetë vaksina Pfizer, duke parë se pajisjet mbështetëse të saj janë jashtëzakonisht të shtrenjta.

Vaksina Pfizer përdor mARN-në për të luftuar virusin, një terapi e përparuar gjenetike që përdor materialin gjenetik të vetë virusit kundër tij. Për shkak se mARN-ja në një farë kuptimi është një molekulë e gjallë, vaksinat duhet të mbahen vazhdimisht në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, -70 gradë Celsius.

Kjo kërkon frigorifera të mëdhenj, të shtrenjtë me ngrirje. Vaksina mund të ruhet në një frigorifer normal, si ai që keni në kuzhinën tuaj, vetëm për pesë ditë para përdorimit. Pas 5 ditësh, ajo nuk është më efektive.

Ndërsa reagimet fillestare ishin entuziaste, shumë krijues të politikave shëndetësore duket se po stepen për idenë e vaksinës së Pfizer. Kjo do të thotë se kombet si Azia Lindore, veçanërisht ato më të varfra si Vietnami, Indonezia dhe Filipinet, apo udhëtimi drejt komuniteteve të largëta dhe me terren të vështirë ose ishujt e largët,  janë të vetëdijshëm për vështirësitë e transportit të kësaj vaksine.

Por nuk janë vetëm vendet e varfra që shqetësohen. Koreja e Jugut dhe Japonia pretendojnë që aktualisht nuk kanë hapësirën e ruajtjes së ftohtë për një vaksinë të tipit Pfizer. Nëse kështu reagojnë vendet aziatike, vende të cilat vlerësohen gjerësisht për qasjen e tyre teknologjike në trajtmitn e shpërthimit fillestar të Covid-19, mendoni si mund të funksionojë kjo në Amerikën Latine apo në Afrikë?

Në fakt edhe spitalet më të sofistikuara amerikane në qytetet e mëdha nuk kanë kapacitet e duhura për të ruajtur vaksinat Pfizer.

Por gjithsesi edhe pse me kaq problem të komplikuara, sërish sfida e vërtet nuk do të jetë e dukshme, deri në momentin e zbatimit të saj.

Qeveritë, të paktën në Evropën Perëndimore, kanë një tendencë të shpenzojnë para fillimisht dhe më pas të bëjnë pyetje. kur bëhet fjalë për pajisje të sofistikuara.

Politikanët kanë absolutisht të drejtë që i shprehin këto shqetësime në lidhje me makthin logjistik që duket se paraqet vaksina Pfizer. Çdo program vaksinimi është një ndërmarrje masive, por vaksinat Covid në veçanti kanë një mori sfidash shtesë. Afati i përshpejtuar kohor në të cilin po zhvillohen, konfuzioni se cila grupmoshë do ta marrë fillimisht dhe mungesa e dukshme e entuziazmit te një pjesë e madhe e publikut,

Një ish anëtar i kompanisë farmaceutike Big Pharma, ishte veçanërisht i ashpër në reagimin e tij, për mënyrën në të cilën Pfizer njoftoi rezultatet e tyre të hershme. Ai e quajti njoftimin një dredhi cinike dhe të egër të marketingut nga Pfizer për të marrë porosi të hershme dhe u shpreh që Pfizer “e di që vaksinimi masiv me një vaksinë që kërkon ruajtje në -80 gradë celsius, është plotësisht i pazbatueshëm”.

Këtij mendimi, i janë bashkuar edhe shumë ekspertë shëndetësorë, të cilët dyshojnë se një pjesë e madhe e ksëaj vaksine, mund të jetë e realizueshme.

Pavarësisht gjithë këtyre spekulimeve, Pfizer-it duket se ky njoftim i hershëm i ka rezultuar mjaft pozitiv në rritjen e aksioneve të kompanisë.