Kanali 7...

Opinion/Gazetari Italian hedh dritë mbi vaksinën “Pfizer”

Michelle Crudelini :

VAKSINA E KOMPANISE AMERIKANE PFIZER

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, ka njoftuar së fundmi efektivitetin thuajse të plotë të vaksinës anti Covid. Lajm i cili shkaktoj një efekt euforie midis institucioneve politike, mediave dhe tregjeve.

Stoku i kësaj kompanie, u rrit me më shumë se 7 pikë, ashtu si edhe bursat kryesore. Edhe politikanët, janë rrëmbyer nga ky lajm euforik, madje në disa raste më shumë seç duhet. Si rasti i Sandra Zampa, nënsekretare e shëndetit në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali, e cila në një postim në Twitter përgëzoi për kohën, sipas saj jo të rastësishme, të njoftimit të Pfizer, i cili mbërriti menjëherë pas fitores zyrtare të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

A është vaksina më e dobishme për rezultatin e zgjedhjeve politike sesa për shëndetin publik? Le të shpresojmë se kjo është vetëm një gafë. Reagimi i lëvizjes së bursave dhe politikanëve pasqyron atë të mediave kryesore, të cilat tani janë plotësisht të zbrazura nga roli i filtrimit dhe kritikës në shërbimin e qytetarit madje përkundrazi, janë kthyer në interpretues të thjeshtë të impulseve adoleshente, me ndryshime të papritura nga gjendjet e zemërimit në gjendjet euforike, si edhe në rastin konkret.

Pa këtë filtër të nevojshëm të mediave, të gjitha dyshimet anashkalohen, të gjitha dyshimet të cilat logjikisht duhet të ishin ngritur përpara këtij njoftimi.

A është Pfizer një kompani e besueshme?

Para së gjithash, Pfizer njoftoi se vaksina Covid ka arritur të jetë efektive në një nivel 90%.  Një rezultat që i përkthyer në faktorin kohë, do të thotë praktikisht, asgjë. Në fakt, vetë Pfizer, kur u pyet kur mund të vihen në dispozicion dozat e vaksinës, deklaroi se nuk mund të përgjigjej.

Entuziazmi jokritik duhet të zëvendësohet me një maturi më të kujdesshme, një kusht thelbësor ky për të ndjekur me përpikëri të gjitha hapat e provës së vaksinimit dhe duke shmangur kështu çdo lloj rreziku të mundshëm për të gjithë njerëzit që do vaksinohen.

Në këtë pikë, megjithatë, lind një pyetje spontane: A është Pfizer një kompani tek e cila mund të mbështetesh vërtet për krijimin e një vaksine, e cila, sipas institucioneve kryesore, do të duhet të shpërndahet në të gjithë botën? Historia e tyre e rekordeve në fakt, nuk është shumë inkurajuese.

Pfizer është kompania lider në botë për kërkimin, prodhimin dhe marketingun farmaceutik. Sidoqoftë, kompania amerikane gjithashtu “lavdërohet” edhe për një rekord tjetër. Për mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë në historinë e shëndetit në SHBA, mashtrim i kryer nga e njëjta kompani në 2009, për tregtimin e paligjshëm të barnave. 2.3 miliardë dollarë ishte gjoba që Pfizer duhet t’i paguante shtetit amerikan për këtë krim.

Nga skandali në Nigeri te financimi i Bill Gates.

Sidoqoftë, kjo nuk është e vetmja njollë serioze në rinisjen e kompanisë farmaceutike. Pfizer ka administruar një antibiotik eksperimental në një grup fëmijësh me meningjit, në Nigeri. Vetë fëmijët, pikërisht për shkak të ilaçit, do të dukej sikur kishin pësuar dëmtime serioze apo edhe kishin vdekur. Rasti u nxor në dritë në fillim të viteve 2000, falë një hetimi të hollësishëm të kryer nga gazeta amerikane Washington Post.

Pavarësisht këtyre precedentëve shqetësues, Pfizer tani gëzon një reputacion dhe financim të mirë, përfshirë këtu fondin e pashmangshëm të Bill dhe Melinda Gates. Sigurisht që është paradoksale, që pas muajsh të tërë, e drejta për shëndetin është paraqitur si e drejtë themelore për njeriun, sot kjo e drejtë të shitet kaq lehtë për interest e një kompanie, e cila nga skandalet e kryera, duket se nuk është kujdesur shumë për shëndetin.