Kanali 7...

Ora për t’u mbyllur/ Policët nxjerrin anglezët e pirë nga lokalet

U desh ndërhyrja e policisë të shtunën mbrëma që angelzët të dilnin nga baret e pube-et. Në orën 22.00, sipas urdhrit të qeverisë, çdo lokal duhet të jetë i mbyllur, si masë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.

 

Por edhe pse ora shkoi, dëshira e anglezëve ishte që të vijonin të pashqetësuar argëtimin e tyre. Diçka e tillë nuk u lejua nga policia, e cila u fut në bare e pube për të nxjerrë qytetarët e pirë. Ata dolën nga lokalet me pranga nëpër duar. Refuzimi i tyre që qejfi të merrte fund aq shpejt u reflektua edhe jashtë ambienteve të bareve.

 

Në gjendje të dehur, ata protestuan në mënyrë spontante kundër masave bllokuese. Çdo ditë e më shumë po shtohen masat në Britaninë e Madhe. Nga kjo e dielë, për shembull, londinezët nuk do të mund të takojnë të afërt nga shtëpi të ndryshme. Kryeministri britanik, Boris Johnson i quan këto masa si të nevojshme për të parandaluar tejmbushjen e spitaleve dhe rritjen e numrit të viktimave.