Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Kanali 7...
Negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në fund të qershorit. ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e cilësoi të domosdoshëm përshpejtimin e procesit të zgjerimit.
BUJAR OSMANI
MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT
“Besoj se tani është koha ideale për të njohur përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të zhbllokohet procesi për hapjen e negociatave me bashkimin evropian. Një gjë e tillë do të bënte një Evropë më të sigurt dhe më të fortë, rezistente ndaj çdo ndikimi të tretë. Negociatat e vonuara prej kohësh të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të hapen tani në qershor, gjatë presidencës franceze të BE-së.”
Shkupi do të mbetet i angazhuar në anëtarësimin në Bashkimin Evropian edhe nëse nuk zhbllokohet procesi në qershor. Por një gjë e tillë, sipas Osmanit, do të bënte që qytetarë të kumbisnin besimin ndaj unionit.
BUJAR OSMANI
MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT
“Edhe nëse asgjë nuk ndodh tani, vendi do të mbetet i përkushtuar ndaj reformave evropiane. Por njerëzit do të humbin besimin e tyre. Po ashtu, do të dërgojë mesazhin e gabuar për vendet dhe qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.”
Në fund të qershorit, liderët e bllokut Evropian do të mblidhen për të diskutuar për procesin e zgjerimit të Ballkanit perëndimor në union. Bullgaria ka bllokuar procesin për Maqedoninë e Veriut pas mosmarrëveshjeve për gjuhën dhe historinë. Por veto e Sofjes ka penalizuar edhe Shqipërinë.
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …