Kanali 7...

Paketë e tretë për të ruajtur punësimin

Bizneset anëtare të Dhomës Gjermane të Tregtisë, DIHA kërkojnë një paketë të tretë mbështetëse nga qeveria me fokus kryesor ruajtjen e vendeve të punës. Në anketimin e kryer me fokus efektet e pandemisë, drejtori i DIHA-s Bledar Mankollari, i ftuar në emisionin E-ZONE, thotë se 2021, dhe sidomos 6-mujori i parë, do të jetë shumë i vështirë për bizensin.

 

“Pyetjes tonë sesi i prisni muajt në vijim, bizneset janë shprehur se nëse pandemia vijon me efektet e saj, muajt në vijim do të thellojnë më tej efektet negative, çka do t’i bëjë bizneset të dorëzohen, duke reduktuar më tej kostot, ku barra do të bjerë tek shkurtimi i vendve të punës.”

 

 

Në këto kushte, ata janë të mendimit se vetëm një paketë  mbështetese me këtë fokus do të ishte ndihma e duhur në këto kohë.

 

“Është e domosdoshme kanë thënë bizneset që ndihma duhet të foksohet vetëm tek punësimi, pasi nga anketimi deri më tani, sipërmarrjet kanë arritur të përballojnë efektet pa shkurtuar vendet e punës”, tha Mankollari për “Vizion Plus”.

 

Në anketimin e Dhomës Gjermane të Tregtisë kanë marrë pjesë më shumë se 40 sipërmarrës, të cilët janë biznese të mëdha. Sipas tyre paketat e qeverisë kishin më shumë karakter social, që nuk i erdhën në ndihmë biznesve të mëdha, ndërsa skemat për garancitë shtetërore nuk janë efektive.