Kanali 7...

Pamje nga kamerat/ Momenti kur shoferja humb kontrollin dhe bie në lumin Osum (VIDEO)

Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë në afërsi të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Berat këtë të hënë.

 

Nga pamjet dallohet automjeti i 30-vjeçares, Klaudja Xhaferraj i cili humb kontrollin, thyen barrierën metalike dhe bie në Osum.

 

Nuk dihet ende arsyeja e humbjes së kontrollit të mjetit pasi në momentin e aksidentit korsia në të cilën udhëtonte e reja së bashku më fëmijën, ka qenë e lirë.

 

Bilanci i aksidentit ishte tragjik pasi 30 vjeçarja dhe fëmija 6 vjeçar që ndodhej në automjet nuk kanë mundur të dalin të gjallë megjithë përpjekjeve të qytetarëve që në momentet e para.