E përplasi makina në Berat dhe përfundoi poshtë rrotave/ Ndërron jetë në spital i moshuari (EMRI)
Ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit Agron Toska, i cili u përplas nga makina ditën e sotme, teksa ishte …
Kanali 7...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.Mjeti,tip Fuiristradë Tuareg,me targa AA 661 ZD,ka goditur një të moshuar që qarkullonte me biçikletë.
I moshuari është hedhur fillimsht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës,ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.
I plagosuri,identiteti i të cilit nuk dihet ende,është transportuar me ambancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,në gjendje të rëndë.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që po kryejnë veprimet hetimore,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit,ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit Agron Toska, i cili u përplas nga makina ditën e sotme, teksa ishte …
Një 36 vjeçar shqiptar duket se e ka ndjekur “tersi”. Ai ishte dënuar nga gjykata italiane me 6 vite …
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në …
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën me doza kokaine me vete, gati për t’i shpërndarë në …
Policia e Këlcyrës ka arrestuar një 20 vjeçar me iniciale S.N, pasi theu arrestin e shtëpisë. 20 vjeçari është …