Britania përballet me “krizë humanitare”, teksa rriten çmimet e energjisë
Britania do të përballet me “krizë humanitare” gjatë këtij dimri, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen …
Kanali 7...
Pandemia Covid-19 shkatërroi ekonomikisht thuajse të gjithë, por jo miliarderët. Përkundrazi, pasuria e tyre u rrit edhe më shumë, në një rekord të ri prej 845 miliardë dollarë më shumë. Mund të thuhet se ata mbetën “imunë” ndaj virusit.
Rezultatet e nxjerra nga raport i Bankës Universal Zviceriane, tregojnë se përgjatë muajve prill- korrik, që përkojnë me pikun e infektimeve nga virusi, miliarderët e rriten pasurinë e tyre me 27%. Gjithashtu, në raport flitet edhe për numrin e shtuar të të pasurve në botë, specifikisht nga 2,158 në vitin 2017, në 2,189 ditët e sotme.
Listën e miliarderëve në botë, e kryeson Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon. Me një rritje prej 68.4 miliardë dollar vetëm këtë vit, pasuria e tij ka shkuar në 189 miliardë dollarë.
I dyti është Bill Gates, themeluesi i Microsoft. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, pasuria e Gates është rritur me 7.5 miliardë dollar duke shkuar kështu në 124 miliardë dollar në total.
Në renditjen e kësaj liste, nuk mund të lihet pa përmendur as Mark Zuckerberg. Llogaritet që vlera e pasurisë së tij numërohet në një total prej 97.9 miliardë dollar. Por vetëm gjatë izolimit, ai ka fituar 25 miliardë dollar.
Fitimet e miliarderëve nxjerrin në pah se si pandemia e koronavirusit ka shpërblyer kompanitë më të mëdha dhe kryesisht të përqendruara në teknologji, në një kohë kur ekonomia dhe forca e punës po përballen me krizën më të rëndë ekonomike në historinë botërore.
Britania do të përballet me “krizë humanitare” gjatë këtij dimri, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen …
Bordi i Transparencës ka fiskur çmimet e reja të hidrokarbureve në vend. Nafta nga sot do të shitet me …
Nafta kapi nivele rekord pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, duke shtyrë ekspertët e energjisë të parashikonin se çmimet e …
Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr …
Prej dy ditësh Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke furnizuar me energji Kosovën, e cila është në krizë dhe ka njoftuar …