Kanali 7...

Parashikimet e zymta për ekonominë/ Milva Ekonomi: Po hidhen para që të rimarrim veten

Në një kohë kur parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë shqiptare nuk janë fort optimiste, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se qeveria po punon për të kapërcyer krizën. Gjatë një intervistë në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se kjo rënie ekonomike nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë botën. Ajo theksoi se për të marrë veten, po hidhen para. Po ashtu, kryetarja e Komisionit renditi disa nga masat e marra nga qeveria.

 

“Rënia ekonomike nuk është një rënie vetëm e Shqeipsië, por e gjithë globit sepse pandemia këtë gjë bëri, tkurri sektorin e shërvbimeve. Edhe Shqipëria u godit nga kjo tkurrje shumë e madhe. U godit edhe konsumi, nuk ishte direkt tkurrje e tij. Edhe Shqipëria ndërmori paketa ndihmëse në favor të familjeve dhe bizneseve.Po bëhet maksimumi për të dhënë. Janë harxhuar miliarda lekë për t’u ardhur në ndihmë familjeve e biznesve, u dyfishua skema e ndihmës ekonomike, u krijua Fondi i Punësimit, u rrit paga minimale. Ekonomia do të marrë një shtytje, në ekonomi po investohet, po hidhen para që të rimarrë veten. Shqipëria po përfiton, është në valën e politikave mbarëglobale, këtë situatë ka edhe gjithë Ballkani. Është lejuar që kufiri i sipërm i borxhit të hapet që çdo qeveri të ketë mundësi të injektojë para.”

 

Sa u takon akuzave të opozitës, se qeveria po grabit vendin duke paguar koncensione, Milva Ekonomi tha se këto të fundit janë domosdoshmëri për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare do të tkurret në nivelin 8.4 përqind gjatë këtij viti.