Kanali 7...

Partizani me skuadër vajzash/ Drejtuesit e ekipit shpalosin objektivat

DEA KOZMA

GAZETARE

Shpesh konsiderohet si sporti më i pëlqyer i djemve, por kohët e fundit duket se po merr një rrjedhë tjetër. Ndodhem në fushën ku prej disa javësh skuadra e  femrave të Partizanit stërvitet çdo mëngjes për ëndrrën e tyre më të madhe FUTBOLLIN.

 

Janë në një moshë të vogël, por kjo nuk i pengon aspak për të luftuar për pasionin e tyre më të madh. Kanë po atë grint, po atë forcë dhe po atë dëshirë për të fituar një ndeshje saç kemi parë në futbollin e djemve. Kjo është Dajana Dizdari, e cila prej 5 vitesh stërvitet për të qenë një ditë mes më të mirëve. Paragjykimet s’e kanë bezdisur aspak futbollisten, përkundrazi, e kanë bërë dhe më të forte.

 

DAJANA DIZDARI

FUTBOLLISTE E PARTIZANIT

“Janë kryesisht mosha e tretë që thonë  “Ou pse ti luan futboll?! Futbolli s’është për femra” por ka qënë familja ajo që më ka mbështetur më shumë dhe më kanë dhënë kurajo të bëhem sot kjo që jam. Mami si fillim nuk ka qënë dakort por kur e pa që ishte pasioni im më i madh ra dakord . Ndërsa babi gjithmonë ka qënë gjithmonë në krah.”

 

Trajnerja e skuadrës Beta Jaho thote se niveli i futbollit tek vajzat po rritet çdo ditë shpreh besim se objektivat e skuadrës në të ardhmen do jenë edhe më të mëdha.

 

BETA JAHO

TRAJNERE E PARTIZANIT, FEMRA

“Jam shumë e lumtur të them që ekipi i vajzave që ne kemi ka shumë pasion shumë talent . Ka dëshirë të punojë . Në fakt ne po punojmë si individualisht , pra secila në pozicionin e saj por edhe si grup që është dhe më e rëndësishme . Pikërishtë këtë imponojmë tek vajzat të jemi gjithmonë grup vetëm kështu arrijmë rezultate të larta.”

 

Federata vendosi kusht për skuadrat e Superiores që nëse nuk do të kenë një ekip vajzash nuk mund të licencohen dot .

 

FLORIAN RIZA

PËRGJEGJËSI I SEKTORIT TË FEMRAVE PRANË FSHF-së

“Është një kusht opsional per sezonin 2020-2021 dhe do të jetë një detyrim për sezoni 2021-2022 për cdo klub të Kategorisë Superiore që të gjithë të kenë një ekip futbolli për femra. Ndërsa vetë ekipi i futbollit të femrave do të ketë dhe dy skuadra zinxhire moshash  U15 DHE U19.”

 

Futbolli i femrave ashtu si dhe i meshkujve është në  bojkot për  të filluar sezonin e ri , ndërsa kampione e Shqipërisë për sezonin që lamë pas u shpall Vllaznia.