Kanali 7...

Partizani nuk ndalet, Drejtori Rama premton të tjera goditje në merkato

Partizani udhëton këtë të shtunë drejt Korçës në një transfertë të lehtë ne letër, përballë Skënderbeut.

 

Të kuqtë e kryeqytetit e shohin veten favoritë duke parë dhe diferencën në pikë që kane dy skuadrat. Tekniku Ilir Daja tha se Partizani futet në fushë gjithmonë për të fituar.

 

1 pikë në dy ndeshjet e fundit nuk i ka bërë mirë demave megjithatë sipas i teknikut  Daja e rëndësishme është ecuria e skuadrës.

 

 Skuadrat janë ngjeshur, veç Vllaznisë së shkëputur. Me dy fitore del lart dhe me dy humbje zbret. Nuk ka diferenca, duke nisur nga Vllaznia. Kjo ngjeshje do jetë për shumë kohë. Tani më terrenet e rënduara nuk ka më lojë spektakolare, ka vetëm grintë. Ndeshjet po ngjeshën dhe nuk do ketë shumë ndryshim. Duhet të përshtatemi me terrenet dhe të jemi cinikë. Normalisht nuk ndryshojmë dot filozofinë e lojës. Udhëtojmë drejt Korçës dhe kam respektin më të madh për atë qytet, por nesër jemi kundërshtarë.

 

Më herët, Partizani prezantoi dhe dy afrimet më të reja, Valentino Murataj dhe Stenio Zhunior të cilat e quajtën privilegj të luanin për një klub si Partizani.

 

Valentino Murataj

 

Jam shume i lumtur qe jam pjese e ketij projekti te ri.Ndjeshem shume i vleresuar nga stafi dhe presidenca qe me rikthyen ne ekipin ku jam rritur. Tani me eksperiencen qe kam krijuar besoj se jam gati per ta perballuar me sukses sfiden e re tek Partizani.

 

Stenio Xhunior

Partizani me ka kerkuar edhe para 4 vitesh, por atehere kisha kontrate me Shkendijen e Tetoves. Tani jam i lumtur qe jam ketu, ne ekipin me te mire ne Shqiperi.

 

 

Drejtori sportiv i klubit Olsi Rama tha se priten përforcime të tjera në skuadër.

 

OLSI RAMA

DREJTORI SPOTIV I KLUBIT        

“Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më jep dhe për gjendjen financiare. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt.Nuk është e lehtë në janar sepse ka futbollistë që duan të ndryshojnë klimë, kanë dalë të lirë. Këtë mund ta zgjidhësh me klubet në mënyra të ndryshme që ndodhin në merkato. Duam të plotësojmë mbrojtjen me elementë, sepse aty ka mangësi. Është si puna e një organizmi që duam ta shërojmë e rregullojmë në çdo aspekt. Kur të vijnë mundësitë, duhet t’i shfrytëzojmë, siç ndodhi me Muratajn dhe Zhuniorin””

 

Ndërkohë këtë fundjave Tirana pret Kastriotin, ndërsa Laçi udhëton në Fier.