Kanali 7...

Pas denoncimit nga Baçi, Kapllanaj reagon për ndryshimin e bravës së derës së PD në Fier

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka denoncuar në policinë e Fierit ndërrimin e bravave të dyerve të selisë së Partisë Demokratike.

Mirëpo, pasaardhësi i tij, kreu aktual i degës së PD-së në qytetin e Fierit, Agron Kapllanaj, është shprehur se nuk ka dijeni për ndërrimin e bravave të kësaj selie.

Në një prononcim për media, Kapllanaj u shpreh se zyra u mor në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore.

“Sa i përket shqetësimit të zyrave të PD-së Fier dhe nuk e di se nga ka dalë. Me vendim të kryesisë së PDSH-së unë jam komanduar deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj dege. Zyrën e PD-së dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendër të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre. Kam marrë çelësat në dorëzim dhe kjo zyrë është e PD-së së Fierit”, deklaroi Kapllanaj.