Kanali 7...

Pas SHBA, edhe Britania e Madhe thirrje palëve politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër!

Pas ambasadores së SHBA-ve, edhe ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ka dhënë një mesazh për klasën politike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ai kërkon që kandidatët të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to.

“Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion apo të kenë lidhje tëdrejtpërdrejt me ata që janë.”