Kanali 7...

“Pastrimi nga spiunët, jo i plotë”/ Godole: Propozimi nga PS nuk përfshin ata që shkaktuan krimet e komunizmit

Bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-sigurimit të shtetit, janë dy kategori të pamjaftueshme për t’i përjashtuar nga kandidimi, zgjedhja apo emërimi në të gjitha institucionet shtetërore. Jonila Godole, Drejtuese e IDMC, thotë se në propozimin, ende të pazyrtarizuar, të Partisë Socialiste mungojnë shkaktarët e krimeve që prodhoi ish-diktatura komuniste.

 

JONILA GODOLE

DREJTORE, INSTITUTI PER DEMOKRACI MEDIA DHE KULTURE

Per mua ku janë punonjësit e ish sigurimit të shtetit, ku janë ish oficerët e sigurimit dhe jo të favorizuarit, por ish oficerët se janë këta ish oficerë, ish punonjës që janë ata që i kanë favorizuar personat e tjerë. Pra, ne merremi me pasojat në një farë mënyre dhe nuk merremi me shkakun. Dikush ka punuar në sigurim, po me ata nuk do të merret njeri, po me ata që kanë qenë hetues, po ata që kanë hetuar ngjarje në vitin 90, kohë kur ligji për largimin nga atdheu nuk konsiderohej më si tradhti, por ata përsëri kanë dënuar njerëz, po me këta do të merret njeri?

 

Referuar të favorizuarve, që në ligj janë ata persona që nën përkrahjen e ish-sigurimit të shtetit përfituan të mira profesionale apo ekonomike, Jonila Godole thotë se është e paqartë mënyra dhe mekanizmi që do ta vërtetojë atë.

 

JONILA GODOLE

DREJTORE, INSTITUTI PER DEMOKRACI MEDIA DHE KULTURE

Në parim është shumë e vështirë për të faktuar se kush ka qenë i favorizuar, ata që mund të jenë rekrutuar ndonjëherë me forcë dhe dhunë, apo jo? Kë do të fusin në këtë kategori, kush do të merret me të dhe kush është marrë deri më tani?

 

Në urgjencën e socialistëve për t’i ndaluar kandidimin veçanërisht bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, pasi kuvendi dhe autoriteti i dosjeve dyshojnë se Ilir Meta është njëri prej tyre, drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë lexon qëllime politike.

 

JONILA GODOLE

DREJTORE, INSTITUTI PER DEMOKRACI MEDIA DHE KULTURE

 

Ka dyshime të arsyeshme të asaj që thoni. Dosjet gjithnjë nga 1990 e deri më tani janë përdorur në mënyrë politike nga partitë politike. Janë përdoruar për të eliminuar kundershtarët brenda llojit ose të tjerët te partitë e tjera. Nuk kam parë që kjo forcë politikë të distancohet nga persona të caktuar që i ka pasur brenda vetes, nuk kam parë që ajo të dënojë më forcë krimet e komunizimit, e kundërt ka ndodhur. Mos harroni nëntorin e vitit të kaluar ku një deputet i PS uroi festat e nëntorit me portretin e Enver Hoxhës.

 

Sipas Jonila Godoles i gjithë ky proces duhet të ishte prirë nga një diskutim me përfshirjen e Partisë Demokratike zyrtare që kërkon bërjen publike të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

 

JONILA GODOLE

DREJTORE, INSTITUTI PER DEMOKRACI MEDIA DHE KULTURE

 

Në parlament kur diskutojmë për ligje, është lojë politike. Është tjetër gjë se çfarë ka nevojë Shqipëria pas 30 vitesh që të mësojë për të shkuarën dhe është tjetër gjë sesi zhvillohet lufta politike, se çfarë është në gjendje të lëshojë njëra palë e të jap tjetra.