Kanali 7...

PD çon “Energjinë” në SPAK/ Paditet kreu i OSHEE dhe i KESH

Partia demokratike ka paditur ne SPAK; drejtorin e OSHEE, Ardian Çela, administratorin e KESH dhe Erina Rexhepin e cila mban detyren e administratores se Furnizuesit te Tregut te lire.  Me kete padi opozita kerkon nga prokuroria e posacme kunder korrupsionit te hetoje 3 administratoret te cilet sipas PD jane pergjegjes per krizen energjitike ku ndodhet vendi.

JORIDA TABAKU

NENKRYETARE E PD-së

“Dëmi ekonomik është 10 mln euro vetëm për një nga lotet. Vetëm për një tender 10 milionë euro, ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga burimet tona do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë krahasuar ne atë që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit dhe menaxhimi. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në lartësinë që takon, të mos lejojë zyrtarët sot në pushtet të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura, këto fonde korrupsioni të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë”, u shpreh Tabaku.

Nenkryetari I PD, Alibeaj ka deklaruar se ky është moment që drejtësia e re të justifikoje pritshmerite e shqiptareve në betejen kunder korrupsionit.

ENKELEJD ALIBEAJ

NENKRYETAR I PD-së

Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike.
Është një kallëzim i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativ , të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian çela, drejtori i OSHEE Grup, Ergys Verdho Administrator i Korporatës Energjitike Shqiptare KESH, Erina Rexhepi me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e bëmë ne dhe do ta bëjmë jo vetëm me këtë kallëzim të parë por edhe me kallëzime të tjera duke mbledhur fakte dhe prova për ti depozituar pranë sistemit të drejtësisë.Ky është detyrim politik, juridik, qytetar mbi të gjitha për të dëgjuar veshët e shurdhuar deri tani të drejtësisë. Sot kemi ardhur për një gjë shumë më të rëndë se sa ajo çfarë ju mendoni. Sot është testi, siç e kuptuat që kjo drejtësi e re, e mirëpaguar, me kushtet maksimale komoditetit, mbrojtjen, shpresën e madhe të qytetarëve për një drejtesi të re, ta bënin këtë gjë.

Prej fillimi te krizes energjitike partia demokratike deklaroi se kjo eshte nje krize e shkaktuar nga korrupsioni I qeverise Rama dhe jo nje krize qe vjen nga tregjet globale.